E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermania nis garën e armatimit – Miliarda për avionë luftarakë, tanke dhe mbrojtje ajrore në rindërtimin e ushtrisë

Gjermania po planifikon blerje të mëdha ushtarake, që përfshijnë 20 avionë luftarakë “Eurofighter”, deri në 3.000 automjete të blinduara “Boxer” dhe deri në 3.500 mjete luftarake “Patria”-shkruan Reuters. 

Këto blerje janë pjesë e planit të kancelarit Friedrich Merz për ta ndërtuar ushtrinë më të fuqishme konvencionale në Evropë, me qëllim të zvogëlimit të varësisë ndaj një aleati gjithnjë më të paparashikueshëm, Shtet e Bashkuara, dhe për të marrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë evropiane, raporton agjencia e njohur.

Merz synon që Gjermania të marrë rol më të madh në mbrojtjen e kontinentit. Këtë vit, ai ka marrë mbështetjen e parlamentit për të përjashtuar buxhetin e mbrojtjes nga kufizimet kushtetuese të borxhit.

Falë këtij vendimi, fondet për forcat e armatosura do të rriten dukshëm. Buxheti për mbrojtjen do të arrijë në 83 miliardë euro në vitin 2025, nga 20 miliardë që është aktualisht. Vetëm avionët “Eurofighter” pritet të kushtojnë 4 deri në 5 miliardë euro. Ndërsa automjetet “Boxer” do të kenë një çmim total rreth 10 miliardë euro dhe “Patria” rreth 7 miliardë.

Ministria e Mbrojtjes është duke planifikuar gjithashtu blerjen e sistemeve mbrojtëse IRIS-T dhe platformave kundër dronëve “SkyRanger”. Kancelari Merz ka shprehur përkushtimin për të arritur shpenzimin prej 3.5% të PBB-së për mbrojtje deri më 2029, në përputhje me objektivat e NATO-s.

Gazetar: A. Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›