Gjermania nuk eshte seksi - por eshte e pasur

Gjermania nuk eshte seksi - por eshte e pasur. Gjithnje e me shume te rinj nga Evropa Juglindore duan ti shmangen krizes ne vendlindjen e tyre dhe angazhohen per nje te ardhme ne Gjermani. Por pengesat jane te medha te mireseardhur jane ne te vertete vetem ata qe perputhen me idealet gjermane.
Ne mbare boten regjistrohet renia e kursit ne bursa. Ekspertet i frikesohen nje recesioni global. Po ashtu edhe ne Gjermani eshte e paqarte nese do te vazhdoje bumi ekonomik. Por ne krahasim me problemet evropiane te futura ne borxhe si Greqia dhe Portugalia parashikimet per Gjermanine jane relativisht te mira.
Pavaresisht turbulencave ne tregun nderkombetar financiar ne shume vende te Evropes Jugore Gjermania eshte nje mrekulli ekonomike. Jo seksi por e pasur - prandaj ajo ofron mundesine e nje te ardhmeje me te mire. Ne fakt ne Greqi Spanje dhe Portugali eshte rritur numri i pjesemarresve ne kurset e gjermanishtes njoftojne deget e atjeshme te Institutit Goethe. Bildunterschrift Gjuha eshte kushti kryesor
Perspektiva per nje vend pune te sigurt dhe te paguar mire eshte joshese. Sidomos per te rinjte e Evropes Jugore perspektiva duket e zymte. Mbi 40 per qind e spanjolleve nen moshen 25 vjecare jane te papune. Edhe ne Portugali per shkak e krizes shume te rinje nuk shohin perspektive ne vendin e tyre andaj kane kthyer syte nga Gjermania.
Por a rrjedh pastaj ne Gjermani gjithcka lehte ashtu sic shpresojne ata
Ketu ne Gjermani ne flasim gjermanisht
Fillimin ne nje vend te huaj shume prej e tyre e paramendojne me lehte se eshte ne fakt. Ne kete menyre punonjesit e agjencise gjermane te punesimit ZAV nuk lejojne qe ata te vijne ne Gjermani pa pergatitjen e duhur. Ne faqen e tyre te internetit ata paralajmerojne per shanset e pakta te punesimit per ata qe nuk kane pergatitjen e duhur dhe nuk njohin sa duhet gjuhen gjermane. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Migrante nga Afganistani
Ndryshe nga periudha e mrekullueshme ekonomike tani firmat gjermane nuk jane ne kerkim te punetoreve te krahut por ne kerkim te specialisteve. Sipas agjencise per ndermjetesimin ne pune ZAV ne Gjermani kerkohen sidomos mjeket infermieret dhe drejtime te caktuara inxhinierike.
Mosnjohja e gjuhes gjermane eshte shpesh shkak pse te rinjet qe kerkojne pune ne Gjermani kane gjasa te pakta per gjetjen e nje vendi pune. Gazetat spanjolle nderkohe terheqin vemendjen Pepe mos u nis per ne Gjermani pa e mesuar gjuhen apo Ketu ne Gjermani ne flasim gjermanisht gjuha angleze nuk te hyne shume ne pune.
Vende te tjera nxisin ardhjen e emigranteve me masa te tjera
Nje nga problemet me te medha per emigrantet ne Gjermani eshte njohja e diplomave te tyre thote Herbert Brucker nga Instituti per Pune dhe Hulumtime Profesionale IAB. Edhe me e veshtire eshte kjo per njerezit qe vijne nga vendet qe nuk jane anetare te BE-se. Ata duhet te deshmoje se do te arrijne te ardhura minimale vjetore prej 66.000 euro ne menyre qe te kene te drejte te punojne ne Gjermani. Ndersa firmat qe vendosin te marrin nje punetor nga keto vende duhet te deshmojne se kandidatet e vendeve te BE-se nuk i kane plotesuar kushtet per vendin e ofruar te punes.Bildunterschrift Migrante
Ne dhjete vitet e kaluara ne Gjermani kane emigruar mesatarisht rreth 70.000 vete ne vit thote Brucker. Por ne aspektin afatgjate duhet te jene 200 000 persona ne vit tha shefi i Agjencise Federale te Punes Frank-Juumlrgen Weise. Per te siguruar kete Republika Federale e Gjermanise duhet te liberalizoje tregun e saj te punes. Argumentet e politikaneve se fuqia e huaj punetore mund tia marre vendet e punes te papuneve ne Gjermani Weise i ka quajtur te gabuara. Fuqine punetore qe ne e marrim nga jashte ne nuk e gjejme ne Gjermani tha ai.
Autor Der Spiegel dpa/ Esat Ahmeti
Redaktoi Aida Cama