E Diel, 1 Nëntor 2026

Rally Albania nje kartoline e bukur nga vendi i shqiponjave

Malet e Tropojes lugina e bukur e Valbones rera e pashkelur e gjirit te Lalzit apo shkembinjte e rrezikshem te Karaburunit. Kane qene pikerisht keto imazhe qe kane mbetur ne mendjen e dhjetera piloteve pjesemarres ne Rally Albania 2011. Shume prej tyre te cilet as nuk lejohen tu afrohen lumenjve me makinat apo motoret kane gjetur parajsen me garen e zhvilluar ne Shqiperi. Gjeografia fantastike e nderthurur me nje itinerar mbreselenes sherbyen per te shtuar dozen e adrenalines ne nje cirkuit te pergatitur mbi hartat ushtarake te viteve 80.

Nje terren gati i pashkelur me pare ne Rally Albania me shume sesa mrekulloi protagonistet sherbeu edhe per te shtuar jehonen shqiptare anembane botes. U krye nje trajektore rreth 90 ne te gjithe terrenin shqiptar kishte etapa me te gjata speciale qe arriten deri ne 80 kilometra. Nderkohe ndihma mjekesore me motore levizes shmangu edhe rrezikun me te vogel per jeten e piloteve. Bildunterschrift Piloti Florian Voko

I kthyer me prepotence ne nje etape qendrimi per pilotet profesioniste ky aktivitet bashke me Rally Dalmatia jane aktivitetet kryesore te Ballkanit per off road. Rally Albania 2011 ka ulur siparin ne vendin ku moren udhe 1500 kilometrat e parashikuar te gares ne nje ceremoni te bukur ne sheshin Nene Tereza. Pikerisht aty jane mbledhur te gjithe protagonistet 400 pilotet pilotet asistenca dhe shume tifoze te cilet tashme jane mesuar qe ne fillimin e veres te shijojne dhe garen spektakolare.

Aksidentet e shumta ne Rally Albania

Gara sportive ka patur me shume aksidente se asnje here tjeter por fatmiresisht asnje nuk pa patur pasoja te renda ndersa me shume jane llogaritur demet materiale. Aksidenti i pare erdhi nga piloti shqiptar Arben Meqemeja qe gati njesoj si vitin e kaluar permbysi makinen e tij Toyota por kete radhe numri i rrokullisjeve ishte me shume gati 10 te tilla. Edhe italiani Marco Frappa nuk beri dot as 3 kilometra nga nisja e kronometruar ne fshatin Buz duke pesuar nje frakture ne dore por mori mjekimin e duhur pak minuta me vone. Te njejtin fat kane patur edhe Sobota Marton dhe Sapino por ia kane dale qe te perfundojne garen gje te cilen nuk e bene dot rreth 110 pilote disa nga aksidentet dhe disa nga lodhja e madhe. Nje incident ndodhi edhe ne tunelin e Komanit kur nje prej kamioneve te asistences mori flake pas kontaktit me nje kabllo elektrike duke shkaktuar edhe nderprerjen e gares per pak kohe

Organizatoret e gares i bashkon pasioni per garat sportive dhe ne bazen e tij pasioni kane zgjedhur te bejne ate qe duket e lehte por qe ne te vertete eshte sfilitese organizimin e gares elitare sportive Rally Albania. Julinda Dhame dhe Edvin Kasimati jane pikerisht ata qe bejne te mundur zhvillimin e gares nje Road book perfekt per pjesemarresit dhe organizimin e mundimshem dhe logjistiken.Bildunterschrift Andrea Cosentino

Ky vit ka patur pjesemarres me shume se asnjehere tjeter krahasuar me edicionet e tjera. Edhe Rally Dakar qe eshte gara kryesore dhe qe asnje aktivitet tjeter nuk mund ti afrore ka patur vetem 100 pjesemarres me shume si dhe 600 njerez staf i kualifikuar. Ne bejme te pamunduren por me buxhetin qe kemi veshtiresite dhe problemet e vogla nuk mund te shmangen thote Julinda Dhame presidente e Rally Albania.

Fituesit ne te gjitha kategorite

Etapa e fundit e Rally Albania 2011 u kthye gati ne nje formalitet pasi ne klasifikim ishin ravijezuar pak a shume fituesit dhe shkallet e tjera te podiumit. Ne kategorine e makinave u shpall fitues spiloti shqiptar Florian Voko i dyti Almir Dervishaj dhe ne vendin e trete Josef Machacek.

Ne kategorine e motoreve nje supremaci te piloteve italiane me 2 nga 3 vendet e para. Piloti i KTM Christian Pastori u shpall fitues ndersa ne vendin e dyte doli gjermani Kubarski. Pas dyshes se pare italiani tjeter Silvestri. Ne kategorine e motoreve quad nuk u vu asnjehere ne diskutim fitorja e pilotit slloven Marko Jagger. Nderkohe ne vendin e dyte bie ne sy renditja e nje femre pilotes bullgare Todorova. Bildunterschrift Arben Meqemeja

AutorAurel Borici

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›