Gjermania nuk ka nevoje te lehtesoje rregullat e migracionit - Kongresi i kristiansocialeve

Unioni Kristiansocial vuan me shume se partia simoter ne pjesen tjeter te Gjermanise CDU nga vlerat e ulta te marra ne sondazhe. Per dekada me radhe Unioni Kristiansocial CSU ka qene mesuar te qendronte tek 50 perqindshi i votave ne Bavari. Tani atij i duhet te gjeje veten ne spektrin e zgjedhesve per tu kthyer ne nivelet e meparshme. Ne diten e pare te takimit te delegateve te premtem me 29 tetor perqendrimi ishte tek modernizimi i partise dhe tek pjesemarrja e grave. Sepse grate e Bavarise jane duke ia dhene gjithnje e me pak votat e tyre CSU-se. Diten e dyte dhe te fundit ne qender te takimit ishte potenciali i zgjedhesve konservatore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja Angela Merkel dhe kryetari i CSU-se Horst Seehofer
Partite e djatha populiste qe ndodhen ne gjithe Gjermanine i kane marre zgjedhes partive konservative. Por Unioni Kristiansocial thote kryetari i partise Horst Seehofer e di si mund te pengohet nje gje e tille.
Radikaliteti i djathte penohet nese kujdesesh per zgjidhjen e problemeve dhe nevojave te popullsise normale te drejte te afte kur ne pjese te qyteteve lindin shoqeri paralele kur ekziston frika per banesat per vendin e punes per sistemin social nepermjet politikes praktike tu marresh njerezve friken dhe shqetesimin. Ky eshte prevencioni me i mire kunder radikalitetit te djathte tha ai.
Kongresi vendosi edhe per nje dokument programatik me temen e migracionit dhe integrimit qe permban pohime te qarta Gjermania nuk ka nevoje te lehtesoje rregullat e migracionit sic e kerkojne tani me force perfaqesuesit e shkences. Ministri i Brendshem i Bavarise Jochim Herrmann e argumentoi kete me papunesine 3 milioneshe ne Gjermani por edhe me lirine e levizjes qe pritet te behet brenda Bashkimit Evropian.
Ne Bashkimin Evropian ne kemi 23 milione te papune. Dhe keta nuk jane vetem dembele dhe njerez qe i bejne bishtin punes por mes 23 milioneve te papune ne BE ndodhen edhe shume njerez te kualifikuar.
Dhe kete e them ne adrese te disa firmave ekonomike ne vendin tone qe cdo qytetar i BE-se mund te filloje sot ose neser pune ne nje firme bavareze ne nje firme gjermane pa pasur nevoje per ndonje leje te vecante.
Dokumenti i aprovuar unanimisht e ben kulturen gjermane si orientuese qe bazohet tek Kushtetuta dhe vlerat e saj themelore masen e integrimit te te huajve. Ne keto vlera ben pjese edhe liria e fese theksoi Herrmann.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri bavarez Horst Seehofer duke folur ne kongresin e partise
Vlen liria e fese. Por kush e keqperdor lirine e fese ne nje xhami per shembull dhe ben thirrje per urrejtje kunder shoqerose sone nuk ka cte kerkoje ne kete vend ndaj ne e debojme sepse nuk kemi pse lejojme gjera te tilla.
Ne sfond te debateve te zhvilluara ndodheshin spekullimet mbi mbeshtetjen qe ka kryetari i Unionit Kristiansocial Horst Seehofer ne parti. Me nje fjalim te menduar mire qe trajtonte politiken e brendshme te gjithe Bavarise Seehofer beri per vete njerezit e bazes. Ne fund salla zieu. Le te punojme per njerezit dhe jo per titujt e gazetave le te punojme prej dashurise per Bavarine dhe pergjegjesise per Gjermanine.
Autor Peter Stuzle/ Aida Cama
Redaktoi Bahri Cani