E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania perkujton 50 vjetorin e ndertimit te Murit

Ne kujtim te padrejtesise per murin mendoj qe secili te mos largohet se luftuari per liri demokraci dhe te drejtat e qytetareve tha kreu i shtetit ne fjalen e tij te mbajtur ne nje tubimin perkujtimor ne Berlin kete te shtune 13.08. Wulff permendi edhe rastin e murit ne 1989. Fundi i ndarjes se Gjermanisee na jep kurajon. Muri nuk ra por u permbys. Edhe tani ndryshimet jane te arritshme dhe po ashtu eshte mundesia per me shume liri te vertete ne Gjermani. Kjo do te thote qe emigrantet te integrohen me mire dhe te krijojne me shume mundesi per zhvillim ne shoqerine tone theksoi ai. Edhe nje here u tregua se Ne fund te fundit liria eshte e pamposhtur tha nder te tjera ne fjalen e tij presidenti. Ai kujtoi kryebashkiakun e Berlinit Willy Brandt i cili ne mbremjen e 13 gushtit 1961 i pati thene me ze te larte qytetareve ne DDR dhe ne Berlinin Lindor se njerezit kurre nuk do te mund te mbahen per nje kohe te gjate ne skllaveri.Bildunterschrift Kancelarja Angela Merkel

Muri drejtohej dukshem per te gjithe kunder popullit te vet. Ai ishte shprehja e frikes para njerezve te vet. Situata aktuale ne bote simbol i se ciles ishte ky mur per shume dukej i pandryshueshem. Por nje here u tregua se Ne fund te fundit liria eshte e pathyeshme. Nuk ka mur te perhershem qe ti rezistoje deshires per liri. Dhuna e te pakteve nuk ka vijueshmeri ndaj deshires per liri te te shumteve. Willy Brandt tashme i pati thene duke bertitur me ze te larte qytetareve te DDR dhe Berlinit Lindor ne mbremjen e 13 gushtit 1961 Kurre nuk mund te mbahen njerezit per nje kohe te gjate ne skllaveri citoi presidenti fjalet e Willy Brandit.

Kujtimi i padrejtesise se murit na kujton se ne edhe sot nuk duhet te braktisim ne bote as vetem luften per liri demokraci dhe te drejtat qytetare. Dhe kjo kerkon nga ne qe te kujdesemi per ate qe historia te mos perseritet. Ne duhet te kujtojme dhe sidomos te sqarojme vende si ky. Bildunterschrift 50 vjet Muri i Berlinit

Fundi i historise se murit na jep kurajon te themi Historine e ketij fundi e kane shkruar njerezit. Muri nuk ra - ai u permbys. Prandaj ne perpiqem plot besim per me shume liri te vertete ne vendin tone te ribashkuar. Kjo do te thote para se gjithash sot se Te gjithe dhe secili te kete mundesine per te qene i lire. Ne duhet te integrohemi me mire dhe te hapemi me shume per me shume shance zhvillimi ne shoqerine tone.

AutorMimoza Cika Kelmendi

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›