E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania pershendet Kroacine

Gjermania shprehu besimin e plote ne sistemin gjyqesor te Kroacise pas arrestimit te ish-kryeministrit Ivo Sanader i akuzuar per korrupsion.

Gjate konferences per Ballkanin qe zhvillohet ne Berlin ministri i jashtem Guido Westervelle u tha gazetareve se Kroacia eshte ne etapen e fundit te rruges drejt BE-se.

Kemi besim te plote ne sistemin gjyqesor dhe besojme se cdo gje do te arrihet me korrektesi dhe ne perputhje me ligjin u shpreh Westervelle.

Ish-kryeministri kroat qe akuzohet per korrupsion u arrestua ne Austri. Prokuroret kroate thone se Sanader gjate kohes qe ishte ne pushtet ne vitet 2004-2009 kishte synuar ngritjen e nje fondi per partine HDZ.

Pas takimit me homologun kroat Gordan Jandrokovic Westervelle tha se Gjermania mbeshtet perpjekjet e Kroacise per te qene pjese e BE.

Kroacia eshte ne etapen e fundit te rruges drejt anetaresimit ne BE dhe Gjermania do te mbeshtese keto perpjekje theksoi ministri i jashtem gjerman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›