E Shtunë, 31 Tetor 2026

amet Athina te kerkoje falje

Qendrimi grek ndaj ceshtjes came perpjekjet e faktorit politik cam ne Shqiperi per te nderkombetarizuar kete ceshtje si dhe raportet mes poltikes dhe kishes se drejtuar nga Anastas Janullatos ishin ne fokus te Konferences se organizuar nga Instituti per studimet came.

Ne fjalen e tij kreu i PDU Shpetim Idrizi parashtroi edhe kerkesat qe camet kane kundrejt shtetit grek e te cilat do te mbrohen nga nje studio e njohur ligjore perballe te gjithe organizmave nderkombetare.

Greqia duhet te kerkoje falje dhe te shikoje mundesi demshperblimi per viktimat e genocidit te organizuar prej forcave parlamentare apo te krahut te djathte ashtu sic duhet te parashikoje edhe kompensim per pasurite dhe pronat came dhe shqiptare ne pergjithesi u shpreh Idrizi.

Ne analizat e studiuesve nuk mungojne edhe dozat e forta te kritikes per menyren sesi u morr drejtimi i Kishes Autoqefale shqiptare nga Anastas Janullatos. Ne fjalen e tij Pellumb Xhufi renditi disa nder pikat qe kane ndikuar sipas tij ne krijimin e nje epersie politike per kete ceshtje nga ana e pales greke.

Gabimet e renda te politikes shqiptare si mbajtja ndezur e nje klime konfliktuale politike te brendshme marreveshja politike PS-PASOK promovimi politik bipartizan i perfaqesuesve ekstremiste te minoritetit grek si Dule dhe Bollano vjedhja e zgjedhjeve te vitit 1996 piramidat mashtruese dhe korruptimi galopant i politikaneve e forcuan aftesine e Athines per te nderhyre ne axhendat e brendshme e te jashtme te shtetit shqiptar theksoi Xhufi.

Ne te njejten vije ka qene edhe historiani tjeter i njohur Beqir Meta.

Qeveria shqiptare i akordoi te gjitha te drejtat minoritetit grek ne Shqiperi pa kerkuar asnjehere si kembim nga qeveria greke plotesimin e nje kerkese minimale te shqiptareve te camerise. U cenua statusi i Kishes Autoqefale Ortodokse pa kerkuar ne kembim asgje u shpreh Meta.

Analiza te detajuara per ceshtjen came kane kryer edhe studiues kosovare turq dhe britanike.

PDU e drejtuar nga Shpetim Idrizi dhe PDI e drejtuar nga Tahir Muhedini kane dhene shenjen e pare te forte per nje bashkim te ri nen te njejten cati politike per ti sherbyer me mire ketij qellimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›