E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania po e zbaton politikën e Washingtonit për Kosovën

Mesazhet e ditëve të fundit nga politikanët gjermanë drejtuar Beogradit, për shumicën në skenën politike të Serbisë, edhe pse kanë tingëlluar të pakëndshme, nuk ka qenë të befasishme, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Ish-ambasadori i Serbisë në Berlin, Ognjen Pribiçeviç thotë se qëndrimet e politikanëve gjermanë janë pikërisht qëndrime të Amerikës, të cilat Gjermania i mbështet dhe të cilat, si anëtare lojale e NATO-s, i zbaton pa ndonjë interes të veçantë.

“Amerika është e vendosur të përmbyllë çështjen e Kosovës dhe Gjermania vetëm po e zbaton atë për të cilën më herët janë marrë vesh”, tha ai.

Zyrtarët gjermanë kanë porositur Beogradin se para nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, Serbia duhet të nënshkruajë me Kosovën marrëveshje obliguese për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›