Lëkundje tërmeti në Elbasan, s`ka dëme materiale

Lëkundje tërmeti janë ndier pasditen e sotme në Elbasan.
Tërmeti është ndier rreth orës 17:39, 20 km në jug të kryeqytetit, 2 km në veri të fshatit Papër në Elbasan.
Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ka patur intensitet 3.5 ballë i shkallës rihter, ndërsa thellësia e tij ka qënë 11 km.
Ndërkohë nuk ka patur njoftime për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.