E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermania rikthen “veteranët”

Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja me rezultat 6:0, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Loë, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.Ajo sfidë turpëruese nuk ndryshon asgjë te Gjermania. Joachim Loë do të vazhdojë të jetë trajneri i Gjermanisë, deri pas Kampionatit Evropian, që është planifikuar të zhvillohet në verën e vitit 2021. Federata Gjermane e futbollit konfirmoi se kanë besim të plotë në strategun e tyre, edhe pse humbën 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve. Por, sipas saj që raporton Sport1, Loë do t’i bëjë disa ndryshime në skuadrën gjermane, duke rikthyer Thomas Muller , Jerome Boateng  dhe Mats Hummlesi. Tre veteranët munguan në takimin ndaj Spanjës, pasi trajneri i Gjermanisë kishte menduar se koha e tyre kishte kaluar. Mirëpo, sipas të njëjtit medium gjerman, tre lojtarët do të rikthehet në formacion, për të ndihmuar kombëtaren në garën për  Kampionatin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›