E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanin e pushojnë nga puna pse mori nuse kineze

Një gjykatë në Gjermaninë veriore ka vendosur se pushimi nga puna i një inxhinieri ka qenë i padrejtë. Siç njofton BBC, inxhinieri u pushua nga puna për shkak se ishte martuar me një kineze. Mësohet se arsyetimi i kompanisë ka qenë se lidhjet e tij familjare përbëjnë rrezik për sigurinë.

Kompania furnizonte forcat e armatosura gjermane dhe kishte frikën e ndonjë spiunazhi industrial.

Por gjykata tha se punëdhënësi ka shkelur të drejtën për tu martuar me këdo që zgjedh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›