E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur krimi shkon edhe në parajsë

Një ishull i vogël përrallor në Paqësor ka mbetur i tronditur pasi për herë të parë aty u vodh një bankë.

Banorët e Aitutakit tani kanë rreth 140 mijë euro më pak në xhepat e tyre pasi u grabit banka e tyre e vogël.

Popullsia është rreth 1800 banorë e madje as fama e këtij ishulli si vendi me më shumë kisha për person në botë- nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndaluar djallin që të godasë.

Vjedhja ka lënë të befasuar edhe policinë, që nuk është mësuar me krime të tilla. Banorët e ishullit shpresojnë se autori i krimit të mos jetë një prej tyre. Në fakt nuk ka qenë krimi perfekt. Kjo për shkak se banka ruhej vetëm me një çelës. Kryebashkiaku tha se nuk beson të jetë ndonjë vendas, pasi të gjithë kanë para aty në bankë. Banorët janë aq besimtarë kristianë sa asnjë turist nuk shkon ose nuk largohet dot nga aty të dielave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›