E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjethja artificiale që prodhon oksigjen

Gjethja artificiale u krijua nga një grup studiuesish në MIT (Massachusetts Institute of Technology). Gjethja artificiale është e aftë të prodhoj oksigjen dhe hidrogjen duke shfrytëzuar vetëm dritën e diellit.

Gjethja, një semikonduktor silikoni, nuk ka pjesë të lëvizëshme dhe as formë dhe përmasë të caktuar. Në një anë është e mbuluar nga një shtresë katalizator kobalti dhe në tjetrën një aliazh nikel-molibden-zink. Drita e diellit krijon rrymë elektrike në silikon dhe katalizatori bënë që molekulat e ujit të ndahen në H2 në formë gazi dhe O2, të cilët dalin në formë flluskash nga ana tjetër e gjethes (detyrimisht gjethja duhet të zhytet në ujë).

Gazi i lëshuar mund të izolohet dhe të magazinohet në një kontenitor, nga i cili mund të fitohet energji dhe prodhohet ujë.

Gjethja mund të ketë përmasa të pa limituara, nga mikroskopike në gjigante.

(a.h/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjethja artificiale që prodhon oksigjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›