E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjetja e eshtrave akt human

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mbështet kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë në rrethin e Korçës.

Pavarësisht se historianët mohojne ekzistencën e tyre në qytetin e Korçës, si zonë ku nuk janë zhvilluar beteja në luftën italo – greke, PBDNJ thotë se është e drejtë njerezore gjetja e varreve te tyre.

"Kërkimi dhe gjetja e eshtrave të të rënëve të realizohet me një marrëveshje me shumë se njerëzore. Ata trima ishin djem të rinj, burra, bij nënash që në emër të paqes, lirisë, demokracisë dhanë gjënë e tyre më të shtrenjtë dhe sot nuk paskan të drejtën njerëzore të kenë një varr, një emër, një simbol? Jo zotërinj!", u shpreh Ligoraq Karamelo.

Ky reagim i PBDNj-së vjen pas nje deklarate te kreut te Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu. Karamelo tha se shoqata omonia do te ndjeke penalisht kreun e aleances per nxitje te konfliktit nderetnik.

"Gjuha e kësaj nëpërke politike duhet shkurtuar sepse rrezikon të helmojë gjithcka. Në deklarimin e fundit ai fyen, përdhos të rënët e të vdekurit dhe nxit urrejtjen ndëretnike, vepra këto të dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, prandaj OMONIA do të kërkojë ndjekje penale ndaj autorit të tyre. Njëkohësisht është në nderin dhe respektin njerëzor që klasa politike, opinioni shoqëror, të dënojnë dhe të distancohen nga deklarime të tilla të ulëta", theksoi Karamelo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›