“Gjigandët” bashkohen kundër korrupsionit
Berlin - Prodhuesit më të mëdhenj të mjeteve elektronike do të bashkëpunojnë së bashku kundër korrupsionit. Sipas të përditshmes gjermane "Süddeutschen Zeitung”, Siemensi dhe konkurenti i tij amerikan General Electric si dhe koncerni holandez Philips, do të hartojnë rregulla të përbashkëta për biznesin. Firmat do të kontrollojnë po ashtu reciprokisht njëra tjetrën.