Gjiknuri: Do rishikojmë vendimet e qeverisë në detyrë
Edhe pse kanë garancinë e qeverisjes së vendit socialistët kanë rezerva ndaj vendimeve të mazhorancës aktuale pas 23 qershorit.
Deputeti socialist Damian Gjiknuri thotë se të gjitha vendimet e këshillit të ministrave që kanë dalë në këtë periudhë do të rishikohen dhe anulohen.
Vendimet e fundit të qeverisjes për rritje pagash dhe pensionesh apo dhënia e shtetësisë për shqiptarët që jetojnë në diasporë është kundërshtuar nga socialistët, të cilët thonë se qeveria në detyrë duhet të ketë thjesht kujdestarinë dy mujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit.