E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidentohet për vdekje 53-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur si fermentimi ndërsa viktimë ka mbetur 53-vjeçari Prekë Franja.

Sipas policisë 53-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një automjet  i cili vinte me shpejtësi.

Menjëherë Franja është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë mësohet se automjeti është larguar nga vendngjarja pas aksidentit ndërsa policia po vijon hettimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe kapjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›