Gjiknuri: Drita pa ndërprerje, me çdo çmim e çdo kusht
TIRANE- Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri takoi sot drejtuesit e kompanive “CEZ Shpërndarje”, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit .
Sipas njoftimit per shtyp, qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm.
Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore.
Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht. Gjiknuri kërkoi gjithashtu, që t’i kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë.
(m.s/BalkanWeb)