E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet e më pas lihet i lirëish-gardisti Fatos Skeja

Të tjera rreth shkrimit Zabit Deda:Skeja tha se njihte vrasësin e 21 Janarit Ish-gardisti edhe biznesmen në Tiranë, ja dokumenti Gjykata,1 milion lekë gjobë vëllait të Dedës: "Shpifi për gardistin" 21 Janari, gjykata rrëzon padinë e vëllezërve të Hekuran Dedës Vëllezërit Deda: Ja takimi ynë me Fatos Skejën TIRANE - Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Fatos Skeja është arrestuar për pak orë ditën e sotme nga policia e Tiranës. Rreth orës 15:30 është bërë arrestimi dhe rreth orës 18:30 lirimi i tij me detyrim paraqitje nga prokurorja e çështjes.

Sipas burimeve policore, ndalimi i Skejës është bërë, pasi ai ka tentuar të gjobisë një biznesmen me 100 mijë euro. Skeja ka qenë i akuzuar edhe si ndërmjetësues në familjen e viktimës së 21 Janarit, Hekuran Deda për t'i bindur ata, që në këmbim të një valixheje me para të prisnin një vizitë ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Fatos Din Skeja, me detyrë oficer i Gardës së Republikës pranë Degës së Personaliteteve njihet si shofer i familjes së Shkëlzen Berishës. Emri i Fatos Skejës del si aksioner në të famshmin projekt ndërtimi tek “Liqeni Artificial” i Tiranës, projekt i cili u bë mollë sherri disa kohë më parë mes PS-së e PD-së, ku kryetari i kësaj të fundit, njëherazi kryeministër.

Pak kohë më parë mbërriti  padia e njërit nga vëllezërit e Hekuran Dedës. Hekuran Deda është një nga katër personat që u vranë në ngjarjet e 21 Janarit. Sipas Zabit Dedës, vëllait të protestuesit të vrarë Hekuran Deda, disa ditë pas vrasjes së protestuesve të "21 janarit", ish-efektivi i Gardës Fatos Skeja tentoi ndërmjetësimin e vizitës së Sali Berishës në familjen Deda.

Në këmbim të pranimit të vizitës së Berishës në familjen e tyre, sipas Zabit Dedës, Skeja u ofroi para.

Ndërkaq, vijojnë seancat gjyqësore për ngjarjet e "21 janarit", e konkretisht nesër në orën 10:00 do të nisë gjyqi në Gjykatën e Apelit.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›