Gjikondi: Berisha ndryshon statutin për pazare politike

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se Berisha e ndryshon statutin thjeshtë për pazare politike, si dhe këtë një grup të armatosur kundër SHBA-së dhe BE-së.
“Kemi të bëjmë thjeshtë me një pazar, pasi edhe 2 nenet që ka ndryshuar, Berisha i ka bërë sipas oreksit, kur flet për Bardhin dhe Gjekmarkajn për ti vënë në krye të partisë. Statutin e ndryshon për show politik. Janë nul këto ndryshime, sepse s’i ka depozituar në gjykatë. Ka bërë 5 ndryshime të mbivendosura. Janë nul. Thjeshtë janë në shërbim të skemave, si dhe të ketë grup të armatosur kundër SHBA-së dhe Perëndimit. Edhe po humbi zgjedhjet kishte vënë në statut se nuk jep dorëheqje. Po s’u regjistruan në gjykatë ndryshimet janë nul, nuk vlejnë.”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/