E Martë, 3 Nëntor 2026

Alibali: Forcat e Armatosura kanë nevojë për teknologji të standarteve të NATO-s

Juristi Neritan Alibali, njëkohësisht edhe analist i zhvillimeve politike në vend, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, theksoi se në këto momente është e nevojshme reformimi i Forcave të Armatosura (FA) në teknologji, sipas standardeve të NATO-s.

Sipas tij, Shqipëria tashmë ka detyrimin që nga konsumuese e sigurisë, duhet të kthehet në kontribuese e sigurisë.

“Baza ajrore Kuçovë e ofron këtë. Edhe baza detare në Porto- Romano e bën këtë. FA duhet të reformohen dhe të ecin me hapin e kohës. Duhet të kemi ushtri të zgjuar, të përparuar në teknologji. Reforma në ushtri ishte e dhunshme në fillim të viteve 90, por duhej reformuar ushtria. FA po shkonin për anëtarësim në NATO. Shqipëria ka marrë pjesë në misione edhe pa qenë anëtare e NATO-s. Blloku komunist, kampi socialist nga Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera, kishin armatime jashtë kohës. Edhe ato ushtri u shpërbën jo vetëm të Shqipërisë. Forcat e Traktatit të Varshavës dekraduan.”, tha Alibali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›