Gjikondi: Mafia është më e sofistikuar se Policia e Shtetit

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi në RTSH, në lidhje me raportet Polici- SPAK, deklaroi se mafia është më e sofistikuar se Policia e Shtetit, dhe se shihet qartë se qeveria nuk investon sa duhet që ta modernizojë atë.
“Ka pasur rezistencë në polici për arrestime të tjera. Ka shumë krerë të policisë që kanë dalë në aplikacione që përdoren nga krimi. Nuk është për tu bërë gjyqin, por duhen hetuar. Mafia është më sofistikuar se Policia, e cila nuk është me mjete e trajtim bashkëkohor, si policia greke, italiane etj. Shteti nuk investon. Policia është më e ndjeshme, sepse Dumani me policinë bashkëpunon, jo me ekonominë p.sh.”, tha Gjikondi.
/rtsh.al/