E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryenin punime pa autorizim, policia gjobit maksimalisht mjetet e tonazhit të lartë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë maksimale drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë që ndotin akset rrugore. Gjobat kanë vijuar nga 30 000 lekë, deri në 100 000 lekë.

“Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masë administrative maksimale, sipas nenit 15/1, pika g, të Kodit Rrugor, mjetet e tonazhit të lartë që ndotin me beton karrexhatën gjatë lëvizjes në të, dhe sipas nenit 21/4 të Kodit Rrugor, mjetet që kryejnë punime pa autorizim nga organi kompetent”, bën të ditur Policia Rrugore e Tiranës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›