E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilani, LDK: Apel Gjykates Supreme

Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri ka deklaruar se kjo parti mund t’i drejtohet Gjykates Supreme per te apeluar vendimin e KQZ-se per hetim te procesit te numerimit ne Gjilan.
Haziri ka theksuar se LDK vlereson vendimin per perseritjen e votimeve ne Prizren e Lipjan, por ka nenvizuar se kerkon sqarime per domethenien e hetimit te procesit te numerimit ne Gjilan. “Ne do te vazhdojme te shohim se cfare nenkupton hetimi i kerkuar per Gjilanin, por nga ana tjeter ne mund te ankohemi ne Gjykaten Supreme. E mira do te ishte qe kjo ceshtje te zgjidhet sipas qendrimit te KZAP-se”, ka pohuar Haziri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›