Greqi, vrasesi misterioz tmerron Athinen

4 persona jane qelluar brenda 2 ditesh nga nje i panjohur qe hap zjarr nga nje makine e zeze ne lagjen perendimore te Athines.
Banoret e kryeqytetit grek ndihen te terrorizuar dhe denoncojne mungesen e pranise se policise. “Policine nuk e shoh fare, as makina e as njerez me uniforme. Njerezit kane frike te qarkullojne pasi nuk ka polici”, deklaron nje banor. Diten e djeshme nje grua u qellua me arme zjarri dhe ndodhet ne spital, ndersa nje shtetas bullgar u qellua ne dore. Policia ka zbritur ne rruget e Athines per te identifikuar dhe kapur vrasesin manjak. Por pavaresisht nderhyrjes se policise, banoret e kryeqytetit helen duken me te vertete te shqetesuar. “Situata nuk eshte e mire. Me keto qe po ndodhin kemi frike te dalim per te blere ndonje gje”, deklaron nje banore.