E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjillas:Platforma e Nikoliqit “rrenë dhe mashtrim”

Kryetari i Partisë Demokratike, Dragan Gjillas ka thënë se PD me amendamentin e saj në rezolutën për Kosovë ka dëshiruar që ta detyrojë Qeverinë e Serbisë dhe Partinë Përparimtare të Serbisë që edhe publikisht ta pranojnë se platforma e presidentit Tomisllav Nikoliq është “gënjeshtër dhe mashtrim” si dhe një katastrofë totale.

Ai për B92 ka thënë se presidenti Nikoliq ka shkruar platformën e cila parasheh ndërprerje e bisedimit më Bashkimin Evropian dhe ndërprerjen e dialogu teknik me Prishtinën nëse nuk ka marrëveshje por që kryeministri dhe nënkryetari i parë i saj nuk patën guxim që ta pranonin.

“I detyruam që ta tregonin platformën dhe të tregojnë se ajo politikë është e papranueshme që Qeveria nga ajo është distancuar dhe që Serbia ka dy politika. I penguam që ata ta miratonin një dokument të tillë. Natyrisht që PD kurrë nuk do të votonte për të por me rëndësi është që qytetarët ta dinë se çfarë ka në platformë”, ka thënë Gjillas.

Ai paraprakisht ka sqaruar se amandamenti i parë i PD ishte që të fshihej qëndrimi nga rezoluta i cili thirrej në platformë, por pasi u refuzua, kjo parti kërkoi që platforma të përfshihet në rezolutë në mënyrë që ajo të mos mbetet sekrete.

“I detyruam që të tregojnë se ajo e cila është shkruar nga Nikoliq në platformë është dëmtues për vendin. Nuk ka nevojë PD që të kërkojë falje, por Partia Përparimtare e Serbisë e cila e ka kandiduar Nikoliqin dhe për këto 5 muaj është distancuar nga politika e tij”, ka thënë Gjillas.

Ai ka pohuar se Qeveria dhe partitë e koalicionit qeverisës për më shumë se 20 ditë e kanë ditur se platforma nuk është dokument i cili do të pranohej por kanë lejuar që ai t’i dërgohet Bashkësisë ndërkombëtare, Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe serbëve të Kosovës, duke i fyer kështu që të gjithë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›