E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjimnastikë/Matvei Petrov, i fundit në Doha

Matvei Petrov, gjimnasti i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, nuk ka bërë një rezultat të mirë në Kupën e Botës në Doha të Katarit. Në Kalin me Doreza, që është dhe disiplina e tij garues, të paktën dhe sipas trajnerit Alon Hasa, është rrëzuar tre herë e për rrjedhojë ndër tetë finalistë ka zënë vendin e fundit.

Sigurisht që prej Petrov, i cili është Kampion Europe në dhjetorin e vitit të kaluar në Turqi, apo medalist i artë në Kupën e Botës në Osijek vetëm dy javë më parë pritet shumë. Gjithsesi si ai, ashtu dhe trajneri Hasa, premtojnë një përfaqësim dinjitoz në Lojërat Olimpike në Tokio, ndërsa është ndër të vetmi gjimnastë që i erdhi ftesa nga Federata Botërore për të qenë në lëvizjen më të madhe të olimpizmit botëror.

Doha ishte aktiviteti i fundit dhe Petrov do të përqendrohet në përgatitjet për Lojërat Olimpike, të cilat do t’i vazhdojë në Pragë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›