Gjimnazi i rindërtuar “Naim Frashëri” në Durrës, Rama: Kushte më të mira për 850 nxënës

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Gjimnazi “Naim Frashëri” në Durrës pas rindërtimit ofron kushte me standarde evropiane për 850 nxënës.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasatirliu dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako vizituan sot këtë shkollë, e rindërtuar me standardet më të mira falë Programit të Rindërtimit.
“Gjimnazi i rilindur “Naim Frashëri” është , një nga 38 institucionet arsimore të rindërtuara me standardet më të mira, falë Programit të Rindërtimit, që ka transformuar krejtësisht infrastrukturën shkollore në Durrës dhe zonat përreth. Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve, e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative”, tha Rama.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu tha se “shumë shpejt përfundojmë edhe shkollën “Benardina Qeraxhiu”, të cilës do ti japim dhe statusin special të shkollës sportive. Brenda dy tre javëve e finalizojmë këtë projekt të ri”, tha Manastriliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh se “në shkolla ka filluar edhe kampionati i ekipeve sportive në shkolla.
“Çdo vit kemi një fond të dedikuar që me shtëpitë botuese sipas një liste të përzgjedhur librash shpërndahen në të gjithë shkollat dhe janë rreth 500 shkolla që kanë përfituar me buxhetin çdo vit dhe tashmë kemi nisur edhe planifikimin këtë vit për pajisjen me libra jashtëshkollorë të bibliotekave”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu theksoi se “të gjitha shkollat më një numër të lartë nxënësish kanë oficerët e sigurisë, punonjës socialë, psikologë. Jemi duke punuar për rritjen e përfshirjes së oficerëve të policisë në shkollat me numër të ulët nxënësish. Shumë shpejt përgatitemi për dyfishimin e punonjësve të sigurisë . Kemi arritur në 270 punonjës sigurie”.
Kryebashkiakja Sako tha se “në Durrës kemi 70 çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja dhe përfitues janë 23 245 nxënës dhe 1470 mësues”.
Me këtë investim të ri me financim nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP, Gjimnazi “Naim Frashëri” ofron tashmë kushte moderne për nxënësit e kësaj shkolle, duke i hapur rrugën një modeli të ri shkollash që mbështesin cilësinë dhe gjithëpërfshirjen në procesin mësimor.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hapur ndërkohë thirrjen për investime në projektet infrastrukturore 2025-2026, për rindërtimin apo rikonstruksionin e institucioneve arsimore, ku janë paraqitur rreth 60 projekte për rindërtimin e shkollave në të gjithë vendin
Kryeministri Edi Rama në shkollën Naim Frashëri në Durrës (1) 1 nga 3/k.s/