Transformimi i hyrjes së Shkodrës, IKMT vijon prishjen e objekteve

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vazhdon në Shkodër punën për prishjen e objekteve, duke i hapur rrugë rikualifikimit të hyrjes së qytetit.
Pas prishjen se objekteve do të vijojë realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon punën për lirimin e sheshit në zbatim të projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”.
Sipas IKMT-së, deri tani janë shembur 5 objekte 1- 2 kate me funksion shërbimi dhe 7 struktura ndihmëse.
Aksioni, i cili po vijon normalisht, ka angazhimin e plotë të IKMT- së me mjete e makineri dhe po mbështetet nga strukturat e Policisë së Shtetit, strukturat e pushtetit vendor.
Parashikohet prishja e 10 objekteve 1 deri 3 kate me funksion social-ekonomik. Pronarët e objekteve janë shpronësuar për interes publik.
Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative. Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.
/k.s//a.f/