Gjimnazistja Amina Alushi portretizon Nënë Terezën, ikonë e humanizmit dhe shembull frymëzimi

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në vitin e Gjuhës Shqipe dhe në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, nxënësit e shkollave u kanë dhënë jetë veprave ikonë të artit shqiptar, të cilat përfaqësojnë figura kulturore dhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë, si dhe momente kyçe të së shkuarës, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet dhe figurat që kanë ndikuar në historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Nxënësja e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Amina Alushi portretizoi Nënë Terezën, një ikonë e humanizmit dhe shembull frymëzimi për mbarë botën.
Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka shpallur 2024-ën, Vitin e Gjuhës Shqip, me fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit e gjithë sistemit tonë arsimor.
Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.
Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.
Ndërsa 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë është miratuar si një vit jubilar mbarëkombëtar nga Këshilli i Ministrave.