E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Lulëkuqe mbi mure” në Kinemanë verore të DPA-së

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) u shfaq filmi i radhës kushtuar Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Për mbrëmjen e djeshme u përzgjodh për t’u projektuar filmi “Lulëkuqe mbi mure”, i regjisorit Dhimitër Anagnosti, prodhuar në vitin 1976. Ky është realizimi i tretë kinematografik që ekranizohet i restauruar prej Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Kinemanë Verore të DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur në kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit.

Një ditë më parë ishte vetë drejtori i DPA, Ardit Bido, i cili ftoi adhuruesit e kinematografisë shqiptare, të ndiqnin shfaqjen e radhës në kinemanë verore.

Bido tha se këto filma u vlejnë veçanërisht të rinjve për të cilët Lufta e Dytë Botërore është shumë larg, 80 vjet më parë.

Kjo është një formë se si DPA rrëfen një epope të rëndësishme të kombit shqiptar, siç është çlirimi i atdheut, me një seri filmash që do të zgjasin deri në muajin nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›