Gjin Gjoni: PD avantazh 90 vota në 4 kutitë e para. Pritshmëri më të larta se në 2021

Drejtuesi politik i PD për qarkun Lezhë Gjin Gjoni në një deklaratë për RTSH 24, shprehu objektivin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për sigurimin e mbi 4 deputetëve në këtë qark.
Ai theksoi se në katër kutitë e para në qarkun e Lezhës, PD është në një diferencë prej 90 votash avantazh nga PS-ja.
“Sapo janë hapur 4 kutitë e para. PD në diferencë prej 90 votash. Megjithatë kjo është një zonë ku njëra nga kandidatet e PS është banore e kësaj zone.
Padyshim PD që do ruajë rezultatin e 2021-shit, por ne jemi për pritshmëri më të larta.
Ka pasur momente të ndërhyrjes së administratës shtetërore dhe njerëzve të pushtetit lokal, megjithatë në vazhdim do ketë konkluzione të qarta në lidhje me këtë proces”, deklaroi ai.
/rtsh.al/