PS në epërsi, kryeson në shumicën e qarqeve. PD mban Veriun

Nga numërimi i 877 qendrave të votimit nga 5,225 në total në rang vendi, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.49% ose 113,553 vota, e ndjekur nga koalicioni PD-ASHM me 33.62% ose 71,367 vota, duke reflektuar një diferencë të ndjeshme prej rreth 20 %.
Ndërkohë, partitë e tjera si PSD kanë marrë 8227 vota (3.88%), Nisma-SHB 7578 vota (3.57%), dhe Mundësia 5389 vota (2.54%).
Teksa PS ka dalë deri më tani forcë e parë në shumicën e qarqeve të vendit, PD-ASHM ruan epërsinë vetëm në tre qarqe veriore: Shkodër, Kukës dhe Lezhë, bastione tradicionale të së djathtës.
Procesi i numërimit po vijon ende në të gjithë vendin, ku mbeten ende shumë kuti për t’u numëruar.
/rtsh.al/