Gjin Gjoni anetar i KLD-se

Në këto ditë të ngarkuara me fushatë elektorale, edhe gjyqtarët votuan për anëtarin e ri që do përfaqësojë interesat e tyre në KLD.
Një ditë votimi për komunitetin e gjyqtarëve, të cilët mbyllën për një ditë dyert e drejtësisë, si dhe solli një risi zgjedhore jo të zakonshme në vendin tonë kur të dy konkurrentët iu drejtuan së bashku kutisë së votimit. Pas pesë orë fjalime, votimesh, pauzash e pritjeje, 226 gjyqtarë votuan pro gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, ndërsa 107 për Genti Shalën. Fitorja e Gjin Gjonit u prit me qytetari nga konkurrenti i tij. Tashmë ajo që dihet është se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është kthyer në një institucion burrash, duke qenë se asnjë femër nuk është anëtare. Kjo do të thotë se kësaj radhe, pavarësisht se respektuan votën e tyre, gjyqtarët harruan një tjetër parim të rëndësishëm, barazinë gjinore edhe pse në gjyqësor raporti meshkuj-femra është pothuajse i njëjtë. / Top Channel