Berisha ne Diber perurime e premtime

Kryeministri Sali Berisha është rikthyer në qarkun e Dibrës duke
premtuar në Burrel inaugurimin brenda dy viteve të ardhshëm të Rrugës së
Arbrit.
Kryeministri kerkoi voten per Partine Demokratike, sepse, siç thote ai, Qeveria e tij bashke me qyetaret kane bere Shqiperine nje vend me te mire per t'u jetuar. "Ja sepse këtu në Burrel bizneset dhe në kohë të vështirë u dyfishuan; ja sepse janë në ndërtim dhe po ndërtohen mbi 80 hidrocentrale dhe do të punësohen mbi 5 mijë qytetarë matjanë, dibranë në të katër anët e këtij qarku", tha Berisha. Kryeministri Berisha Zgjedhjet 2013Swoboda: 3 ligjet nuk mjaftojnëWithers për zgjedhjet e 23 qershorit 23 qershor, votim edhe për njësitë vendore u beri thirrje shqiptareve te ndeshkojne me vote me 23 qershor alternativen e bllokimit, siç e quan ai alternativen e Partisë Socialiste. "Socialistë dhe demokratë dhe të gjithë qytetarë e Shqipërisë. A e meritoni ju bllokimin? A e meritoni ju të mos ju rriten rrogat, pensionet, a e meritoni të mos zgjerohen bizneset, të mos ishim në NATO, të mos lëviznim të lirë dhe pa viza? Autobusi yt me xhama të zi nuk të lejon të shohësh asgjë çfarë ndodh në Shqipëri", tha Berisha. Ndersa per Bulqizen, ku zhvilloi nje miting tjetër elektoral, Kryeministri Sali Berisha e perqendroi vemendjen tek minierat dhe minatoret, duke premtuar zhvillime te reja, qe siç tha ai, mund te ishin realizuar edhe me shpejt. "Filloi punen "Traverbangu" do të fillojë punën fabrika e pasurimit, do filloje punën pusi i thelle qe garanton minierën edhe për 100 vjet të tjera. Ju premtoj solemnisht minatorëve të Bulqizës të Matit dhe mbarë Shqipërisë se një nga aktet e para do të jetë mosha e pensionit 55 vjec", tha Berisha. Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te bashkohen me Partine Demokratike dhe te votojne alternativen e saj te zhvillimit. "Rruga jonë nuk ka qenë pa vështirësi, por ka qenë rrugë e suksesshme, rrugë e ndryshimeve të mëdha, ndaj edhe ju ftoj të ecim së bashku përpara drejt zhvillimit, përpara drejt punësimit, drejt BE-së, drejt fitores, drejt të ardhmes që meritoni", tha Berisha. Berisha inauguron rrugën e re Kukës-Peshkopi Më pas, kryeministri Berisha u ngjit në Kalanë e Dodës për të inauguruar rrugën e re Kukës-Peshkopi, që me 64 kilometrat e saj u shërben rreth 40 mijë banorëve të 10 komunave të qarkut Dibër. Rruga Kukës-Peshkopi është pjesë e Unazës Lindore të Shqipërisë dhe ajo është projektuar të qarkojë vendin nga Vermoshi, duke shkuar në juglindje me Librazhdin, Korçën, Kolonjën, duke zbritur në jug me Përmetin, Delvinën dhe lidhet me Vlorën. “Për ne nuk do të ketë komunë, nuk do të ketë fshatra të izoluar. Do të shkurtojmë të gjitha distancat. Askund ne nuk kemi tokë të pavlerë, askund nuk kemi fermerë dembelë. Ne do të bëjmë gjithçka që aty ku ju jetoni të keni drita, të keni ujë, të keni rrugë, të keni shkolla, të jetoni si qytetarë me dinjitet të plotë”, deklaroi Berisha. Për kryeministrin Berisha numri 44 në fletën e votimit është zgjedhja e duhur për çdo shqiptar që kërkon mirëqënien. “Ndaj dhe më 23 qershor votoni 44, votoni Partinë Demokratike! Ndaj dhe thirrja ime vllazërore, qarku i Dibrës, 5 deputetë duke votuar 44-n”, u shpreh Berisha. Përpara se të shkonte në Rrëshen, kryeministri ndaloi në qytetin e Peshkopisë, ku gjatë takimeve dhe bisedave me banorët tha se mes dibranëve bujarë, mikpritës dhe punëtorë, ndjehej gjithmonë si në shtëpi. Berisha prezanton kandidatët në Mirditë Më vonë gjatë pasdites së të premtes, kryeministri Berisha prezantoi kandidatët e PD në Mirditë, ku bëri një ekspoze të sukseseve që sipas tij ka arritur qeveria. “Dyfishimi i rrogave e pensioneve është një histori reale suksesi. Jemi të vendosur t’i rrisim më tej çdo vit. Lëvizja e lirë në Evropë është një histori suksesi të vërtetë. Shumë shpejt do të marrim edhe statusin e kandidatit”, deklaroi Berisha. Ai u premtoi banorëve rritjen e investimeve në katër vitet e ardhshme, me qëllim pajisjen e Mirditës me infrastrukturën më moderne. “Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë gjithçka që të çojmë rrugët në të katër anët e Mirditës. Mirdita do ketë infrastrukturën më moderne. Do ndërtojmë çdo shkollë në të gjitha fshatrat e Mirditës, moderne si moshatarët e tyre në Tiranë”, premtoi Berisha. Një tjetër sukses që sipas tij ka arritur Shqipëria në këto katër vjet është rritja ekonomike, në një kohë kur e gjithë bota ka qenë e mbytur nga kriza. “Sot, FMN, BB, KE, BQE konfirmojnë se Shqipëria është nga të paktat vende që pati rritje ekonomike në kohë krize dhe ulje të papunësisë. Ky është suksesi ynë i përbashkët”, tha Berisha, i cili premtoi lehtësi për biznesin. “Kemi hequr taksat për të punësuarit e rinj për tre vjet dhe do heqim taksat për emigrantët që investojnë në Shqipëri për 5 vjet. Në vitet që vijnë do ketë 6 miliardë euro investime të huaja”, shtoi kryeministri. / Top Channel