E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gjinar Village Market”, destinacion që pret qindra vizitorë vendas e të huaj

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Gjinari mirëpriti këtë fundjavë vizitorë të shumtë, që u bënë bashkë për të festuar për të përjetuar nga afër atmosferën festive të “Gjinar Village Market”, i dekoruar për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama ndau pamjet e Gjinarit sot, e kthyer në zemrën e turizmit dimëror në Elbasan.

Rama theksoi se “Gjinar Village Market” është një destinacion që pret qindra vizitorë vendas e të huaj.

Eventi, i organizuar në kuadër të festave të fundvitit, i dha Gjinarit një tjetër dimension, duke e kthyer në një qendër takimi ku u bashkuan turizmi, tradita, dhe mikpritja.

Pjesë e rëndësishme e “Gjinar Village Market” ishte edhe panairi i produkteve lokale, ku bizneset dhe prodhuesit vendas ofruan ushqime tradicionale, pije, produkte artizanale dhe shije autentike të zonës.

Vitet e fundit Gjinari është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për turistët vendas dhe të huaj.

1 nga 4

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›