E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Berishes i deshtoi skenari

Lideri socialdemokrat, Skënder Gjinushi, një ndër tre politikanët e sulmuar nga kryeministri Berisha si autor i pucit të shtetit, deklaroi sot se Berishës i dështoi skenari për të cilin ai flet.

Sipas Gjinushit, askush nuk hyri në kryeministri dhe nuk kishte ndërmend ta merrte atë me dhunë.

“Ky ciban i fundit i komunizmit vret 3 të pafajshëm për të mbrojtur pushtetin e korruptuar. Një qeveri që ngrihet mbi fletët e vjedhura dhe plumbat mbi qytetarët nuk është qeveri. Edhe ‘97-a erdhi nga kryeministri, largimi i të cilit do të clironte vendin”, ka pohuar Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›