E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier shenohet viktima e pare nga te ftohtit

Nje grua e moshuar nga fshati Mbrostar Ura ne periferi te qytetit te Fierit eshte gjetur e vdekur ne oret e para te mengjesit te se merkures.Viktima eshte identifikuar si Leme Hamzaraj 78 vjec. Viktima u gjet ne afersi te stacionit te trenit nga kalimtare te rastit te cilet me pas kane njoftuar policine. Te afermit e saj tregojne se ajo eshte larguar nga shtepia ne oret e vona te mbremjes ndersa keta te fundit pasi kane kerkuar dhe nuk e kane gjetur i jane drejtuar policise ku kane bere denoncim per humbjen e saj. Sipas policise 78- vjecarja eshte larguar nga shtepia dhe pasi ka ecur gjate gjithe nates mbi shinat e trenit eshte gjetur e vdekur sot ne mengjes. Policia tha se nuk ka gjetur shenja ne trupin e viktimes cka ka bere qe ajo te shprehet se shkaku i vdekjes eshte natyral i shkaktuar nga te ftohtit. Te aferm te saj kane treguar ne polici se viktima vuate nga depresioni.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›