E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Disa diplomatë të BE-së, sekserë të Berishës

gjinushi1Kreu i PSD-së, Skënder gjinushi, gjatë një konferencë për shtyp të dhënë ditën e djeshme, ka thënë se disa prej diplomatëve të caktuar të BE-së, janë sekserë të Berishës.

Sipas Gjinushit, ndërkombëtarët e përfshirë në procesin e vlerësimit të integrimit të Shqipërisë janë ndarë në dy grupe: një pjesë që janë subjektivë dhe pozicionohen në mbështetje të qeverisë dhe në një pjesë më objective në vlerësimet e dhëna.

Ai ka dhënë se, ndryshe nga propaganda e mazhorancës, përgjegjëse për humbjen e statusit janë PD dhe LSI, pasi janë pikërisht ato në qeveri.

Duke folur për koalicionet parazgjedhore, ai ka thënë se PSD është e angazhuar për rrëzimin e kësaj qeverie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›