Gjinushi: Dosjet, praktike e vjeter e Berishes

Gjate nje debati ne emisionin “Top Story” ne TCH, Gjinushi ka deklaruar se kryeministri Sali Berisha permes ketij ligji synon kontrollin e kandidaturave per postet shteterore ne prag te zgjedhjeve.
“Praktika eshte e njejte, dosjet nuk u hapen dhe kur vijne zgjedhjet e radhes vjen nje ligj per te kontrolluar kandidaturat. Ky skenar eshte perseritur nga Berisha ne periudhen 2005-09 dhe e ben ligjin demagogji edhe per faktin se nje pjese e dosjeve jane zhdukur”, ka pohuar Gjinushi.
Kreu i PSD ka kritikuar kryeministrin se nuk e ka miratuar ligjin ne 92-shin dhe se ashtu si ne te kaluaren po kerkon te beje diferencime.
“Kerkohet te behen diferencime per disa kategori. Ligji kohen e vet e ka pasur ne 92-shin dhe ajo cka bie ne sy eshte taktika e PD qe as ne 92-shin nuk e ndermorri hapjen e dosjeve, megjithese kishte shumicen e mjaftueshme dhe presione, qe ata qe merrnin pjese ne funksionet e larta te kontrolloheshin nese kishin pjese te erreta”, ka nenvizuar Gjinushi.
Me tej Gjinushi ka kritikuar presidentin e Republikes, Bamir Topi qe nuk kthehu ligjin, qe sipas tij eshte anti-kushtetues.
“Presidenti duhet ta kishte ushtruar kthimin sepse kemi nje ligj anti-kushtetues, pasi per pjesen e dosjeve dhe politikes nuk di se si zbatohet”, ka theksuar Gjinushi.
Ai ka shtuar me tej se ligji duhet te plotesoje standartet, ashtu sic e kerkon edhe Bashkimi Evropian. “Evropa ka vene standarte per kete ligj.
Ka konsensus per hapjen e dosjeve, por gjithcka varet nga menyra se si do te hapen. Ne rastin konkret nuk ka kohe per te verifikuar kandidaturat”, ka shtuar Gjinushi.