E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në FRESSH: Angazhohuni në fushatë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar rritjen e anagzhimit të të rinjve në periudhën e zgjedhjeve. Deklarata e Ramës u bë gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për 17- vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH). 

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka kërkuar rritjen e anagzhimit të të rinjve që sipas tij bëhet më i domosdoshëm tani në periudhe zgjedhjesh të cilat sipas Ramës janë 165 ditët e fundit që do ti ndajnë shqiptarët nga kjo qeveri e paaftë. Deklarata e Ramës u bë gjatë fjalës së tij në 17 vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH).
Kreu i selise rozë ju drejtua të rinjve socialistë duke u thënë "dëshiroj t'ju nxis që angazhimi juaj të shkojë duke u rritur, në një periudhë kohore që është shumë e rëndësishme për vendin tonë, shoqërinë dhe njerëzit tanë, një periudhë kohore që shtrihet deri në zgjedhjet e ndryshimit të madh dhe të shumë pritur për të gjithë shqiptarët e shqiptaret, në 28 qershor të këtij viti".
Sipas tij, në këtë përvjetor të FRESSH-it duhet të shikohet horizonti i zgjedhjeve të ardhshme.

(e.n/ News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›