Gjinushi: Koalicioni i majte, teresisht funksional

Duke bere nje retrospektive, Gjinushi ka nenvizuar se bashkepunimi ka filluar qe ne vitin 1996 dhe ka theksuar se koalicioni i majte ka pasur gjithmone mbeshtetjen e votuesve shqiptare.
Sipas Gjinushit, ka qene percarja e se majtes, konkretisht e PS, qe ne 2005-en i dha fitoren Partise Demokratike me ne krye Sali Berishen.
“E majta vazhdimisht ka qene shumice. Ajo ka nje histori 18 vjecare. Kuadri i koalicionit ka filluar te bashkepunoje qe ne 96-en dhe per hir te se vertetes e majta jo vetem qe ka qene fituese qe pas 96-es, por ka qene e mbeshtetur nga 60% e votuesve shqiptare. I vetmi aksident qe pesoi ishte dalja e nje fraksioni nga PS, qe u krijua LSI dhe per shkak te kesaj fitorja i buzeqeshi PD-se”, ka deklaruar Gjinushi ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.
Kreu i PSD ka theksuar se kryetari i PD, Sali Berisha ka ditur te shfrytezoje me se miri kete percarje te se majtes, permes se ciles sipas tij erdhi ne pushtet ne menyre “te pamerituar”.
“Perplasja Nano-Meta ka qene nje nga arsyet qe e majta u coptua. Berisha vetem nje gje ka ditur te beje mire ne politike, qe di te luaje me kete carje te se majtes. Ai e ka marre pushtetin ne menyre te pamerituar”, ka nenvizuar Gjinushi.
Ai ka shtuar me tej se koalicioni i majte eshte ne gjendjen e tij me te mire pasi gezon mbeshtetjen e elektoratit dhe ka nje program evropian per Shqiperine.
“E majta nuk eshte ne krize, pasi bazamenti kryesor qe jane votuesit, jane te bashkuar dhe programi i se majtes eshte nje program evropian”, ka shtuar Gjinushi.