Durres, Withers me myslimanet

Zoti Withers tha se presidenti Obama duhet te ishte me pare ne Shqiperi para se te mbante fjalimin e tij ne Egjipt.
“Jam i bindur qe ai do te mbaje nje flajlim te madh, por besoj sinqerisht se fjalimi i tij do te kishte qene me i mire nese do te vinte ne Shqiperi, ne Durres dhe te degjonte keta te rinj ne kete aktivitet. Ato per te cilat ai do te flase dhe i sheh si shprese per te ardhmen e Egjiptit jane tashme realitet ne Shqiperi”, eshte shprehur Withers.
Shqiperia eshte nje nder vendet ku bashkejetesa fetare ka sjelle stabilitet dhe paqe, ndaj ambasadori Withers ka treguar sesi shqiptaret mund te jene shembull edhe per vende te tjera.
“Nuk e parashikoj dot se cfare do te thote presidenti Barack Obama, por besoj se do te jene te ngjashme me keto qe do te them une. Ai do te trajtoje tema mbi tensione te ndryshme qe ekzistojne mes dy grupeve, ai do te beje thirrje per respektim te besimeve fetare dhe do te vere ne pah forcen qe besimi jep dhe do te vere ne dukje te gjitha ato fusha te perbashketa ku shume grupe ne Egjipt mund te bashkepunoje, sic eshte shendetesia, arsimi dhe ceshtjet sociale”, ka deklaruar Withers.