Gjinushi: Mazhoranca ka minuar cdo frymë kompromisi

“S’mund të bëjë transparencen një kuvend që nuk është transparent. Kuvendi aktual përfundimisht nuk është vendi i dialogut, por i diktatit. Këtë do ta pranojnë përfundimisht edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar”, tha Gjinushi.
Sipas tij, qeverisja aktuale ka vene nen diktat gjykatat, ka lejuar 22 shkelje kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise dhe per me teper, sipas tij, po ndryshon ne menyre te njeanshme rregulloren e tij. “Asnje opozite, aq me teper nje opozite qe perfaqeson shumicen e popullit, nuk mund te bashkepunoje ne nje kuvend qe ben ndryshime arbitrare te rregullores se vet”, shton kreu social demokrat.
Gjinushi, qe ne fillesat e perpjekjeve per konsensus, eshte shprehur mosbesues ne mundesine e kalimit te krizes politike dhe gjetjen e gjuhes se perbashket me kryeministrin Berisha.