E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Brenda vitit shqiptarët pa viza në BE

03/06/2010 Ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, ka deklaruar dje se brenda këtij viti qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. “Mbi të gjitha, ne po riafirmojmë prirjen europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit. Së dyti, është përcaktimi i një afati kohor për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnie Hercegovinën. Presim që kjo të ndodhë përpara dimrit”, tha Fratini. Në prononcimin e tij, ai theksoi se ekziston një mbështje politike për heqjen e vizave dhe pas rekomandimit të Komisionit Europian, situata është premtuese. “Pas përmbushjes së të gjitha kushteve, çështja e vizave është një cështje teknike. Nuk është, nuk duhet të jetë një parakusht politik”, ka thënë shefi i diplomacisë italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›