E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: PS nuk respektoi marrëveshjen, na premtoi se do ishim në lista

TIRANË- Kreu i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi, në një intervistë për News24, ka kritikuar Partinë Socialiste se nuk ka respektuar marrëveshjen me aleatët, për të kandiduar krerët e tyre në lista fituese.

Por, pavarësisht kësaj kreu i PDS-së argumentoi se partia e tij do të jetë një parti aleatë e besueshme e selisë rozë. Gjinushi gjithashtu shprehet i sigurt se Partia Socialiste nuk do të përsërisë gabimet e vitit 2009, dhe do të numërojë në mënyrë të drejtë votat e aleatëve.

“Ne sigurisht që kemi firmosur një marrëveshje, por herët dhe në parim vazhdimisht i është qëndruar gjatë marrëveshjes, por pastaj në terma konkret nuk i është qëndruar kësaj marrëveshje. Ideja edhe e bashkëpunimit me listat. Absolutisht ka qenë opsion i majtë dhe Partia Socialiste ka qenë dakord deri në ditën e fundit për këtë dhe pikërisht 27 mijë vota që nuk u kthyen për mandat PSD në 2009, shkuan në favor të PS. Nuk ikën dëm. Sigurisht në nuk duam të përsëritet e njëjta gjë, që votat për PSD mos të kthehen disa të paktën në mandat për Partinë Social Demokrate”, tha Gjinushi.

Gjinushi shprehet se do të kandidojë në qarkun e Tiranës, dhe sipas tij Partia Social Demokrate do të jetë pjesë e Parlamentit .
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjinushi: PS nuk respektoi marrëveshjen, na premtoi se do ishim në lista

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›