E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri i celularëve kalon numrin e banorëve të tokës?!

NJU JORK- Deri në fund të vitit 2014 numri i pajisjeve celulare do ta tejkalojë numrin e njerëzve në botë, theksohet në një raport të një agjencie telekomi të OKB-së.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomit (ITU) parashikon se numri i parapagesave për telefona celularë në fillim të vitit të ardhshëm do ta tejkalojë numrin shtatë miliardë.
Për momentin, numri i parapagesave për telefona celularë është 6,8 miliardë, ndërsa numri i personave 7,1 miliardë.

Në raportin e ITU-së për vitin 2013 gjithashtu theksohet se mbi një e treta e popullatës botërore shfrytëzon internet.

Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP), aleanca e vendeve të cilat dikur përbënin Bashkimin Sovjetik, ka numrin më të madh të telefonave celularë, me 1,7 parapagesa për një person, ndërsa Afrika së paku 63 parapagesa në 100 banorë. 
(e.m/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›