E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Ska zgjidhje me qeveri agresive dhe opozitë të butë

Denis Dedej

Matematikani dhe politikani Skënder Gjinushi analizon situatën në vend duke fajësuar mazhorancën dhe opozitën për krizën. Ai fajëson opozitën se nuk po bën aq sa duhet ndërsa mazhorancën që vjedh çdo gjë. Duke u fokusuar tek opozita, Gjinushi fajëson strategjitë e zgjedhura nga socialistët në dy zgjedhjet e fundit: Kastriot Islami ngatërron llogaritë elektorale me parashikimet për prodhimet bujqësore që bënin ish-kooperativat. Sa për sistemin zgjedhor , Gjinushi shprehet se ndarja e deputetëve sipas qarqeve po penalizon të majtën: Sistemi sduhet të jetë i tillë që të ndodhë që edhe pse fiton me votë popullore të humbësh me mandate apo që rezultati të varet nga ndarja e qarqeve apo qenia e tyre çift. Po të ishin Korça dhe Elbasani me numër tek deputetësh, e majta do të ishte në pushtet me rezultatin e 2009.

Zoti Gjinushi, Opozita e Bashkuar ka zhvilluar disa mbledhje në të cilat ju nuk keni qenë i pranishëm. Cilat kanë qenë arsyet e mungesës suaj?

Mungesat kanë qenë të lidhura me angazhime të tjera dhe nuk janë të qëllimshme. Për sa i takon qëndrimeve, sigurisht që ka një qëndrim të ndryshëm ndaj zgjidhjes së krizës nga ana e PSD-së në raport me zgjidhjen apo me qëndrimin që po kërkohet ti imponohet opozitës, e në veçanti PS. Vlerësojmë që po gabohet rëndë se në çdo lloj marrëdhënie, qoftë pozitë – opozitë, qoftë ndërinstitucionale, parimi i proporcionalitetit është baza e çdo veprimi. Çka do të thotë se nuk mund që të zgjidhësh krizën aktuale në situatën kur qeveria bëhet gjithnjë e më agresive dhe opozita gjithnjë e më e butë. Nuk mund të ketë zgjidhje të krizës dhe kthim në normalitet kur qeveria abuzon me gjithçka dhe opozita toleron në gjithçka, ose i imponohet të lëshojë në gjithçka.

Si duhet të zgjidhet kjo krizë sipas jush?

Vlerësojmë se kriza shqiptare është më e rënda që është kaluar në këto 20 vite. Ka të tëra simptomat e 96-97 për sa i përket keqqeverisjes, inkriminimit e arbitraritetit dhe kjo ndodh sepse është i njëjti protagonist. Kjo është një qeveri që nuk ka dalë nga vota e lirë dhe që nuk lejon votën e lirë. Për herë të parë në historinë e një demokracie, para këtij dështimi nuk kërkohet largimi shkaktareve, por tentohet të quhen njëlloj përgjegjës si mazhoranca dhe opozita. Si ai që vret dhe ai që vritet, si ai që dhunon institucionet dhe ai që denoncon dhunën duke bojkotuar, si ai që vjedh fondet e pasuritë publike dhe ai që kërkon ndëshkimin e hajdutit, si ai që vjedh votën dhe ai që se mbron dot. Nuk ka bashkëqeverisje në demokraci. Opozita nuk ofron alternativa se si duhet të qeverisë shumica, por alternativën se si do të qeverisë ajo vetë me largimin e kësaj shumice të dështuar. Ndërkombëtarët duhet të shqetësoheshin nëse opozita dhe pozita do të bëheshin bashkë, e jo kur përplasen, veçanërisht në një vend ku politika është e zhytur në korrupsion. Ne nuk mund të pranojmë të bëhet bashkëfajësi midis opozitës dhe pozitës. Përderisa kjo qeveri dështoi në këto 6 vjet në bërjen e reformave nuk mund të shpresohet më që të ecet më tej me të. Zgjidhje është vetëm largimi saj.

Në mbledhjen e fundit të opozitës është ngritur dhe një grup pune për reformën zgjedhore. Ju do të keni peshën kryesore, pasi do të bëni dhe përllogaritjen e shifrave të opozitës për zgjedhjet e ardhshme. Parashikimi juaj për zgjedhjet e 2009 doli dhe nga mediat u cilësuat si profeci. Si i parashikoni zgjedhjet e ardhshme?

Ne kemi ditur të parashikojmë zgjedhjet dhe nuk është vështirë të parashikosh zgjedhjet në Shqipëri. Madje kemi parashikuar një fitore të opozitës përfshirë këtu edhe koeficientin e manipulimit, si rezervë. Por tek ne problem është ruajtja e votës dhe pazari që bëhet me mandatet e fituara. Në fakt dhe në 2005 edhe 2009, opozita ka marrë shumicën e votave ne popull, por ka humbur vetëm prej lojës së LSI-së, e cila në 2005 e çau votën me qëllim që të humbnin kandidatët e majtë. Ndërsa në 2009 qartazi mandatet e majta i kaloi djathtas, pra bëri trafik deputetësh. Opozita fitoi bindshëm dhe më 8 maj çka e detyroi pushtetin të vjedhë votën në tavolinë. Tani vota vidhet qartazi. Vullneti i zgjedhësve në Tiranë u deformua me 250 vota të qelbura të Ristanit, të cilat u futën bodrumeve në kuti të shqyera. Më sa duket dhe Luli aty e ka nxjerrë krahun, duke shqyer kutitë.

Si mund të garantohen këto standarde dhe çfarë propozoni për zgjidhje?

Pyetja jonë është kjo, kush bëhet garant që vota nuk vidhet më në të ardhmen? Kurrkush! E vetmja garanci është: zgjedhje pa qeverinë e Saliut. U bë presion në 2007 nga BE dhe OSBE që opozita të hyjë në zgjedhje se garantohen standardet, dështuan. U tha në 2009 se me reformë konsensuale do të arriheshin standardet, dështuan. U tha në 2011 se përsëri do arriheshin standardet, përsëri dështim, madje u vodh haptas e në sy të ndërkombëtarëve. Kemi një raport të ODHIR. Disa, sidomos misioni i OSBE në Shqipëri, nuk kanë as kurajën ta lexojnë siç duhet këtë raport. Aty flitet hapur që është vjedhur. Nuk është fjalë goje që KQZ-ja ndoqi një procedurë tjetër. Procedurë tjetër do të thotë procedurë jashtë ligjit, joligjore. Për shkelje ligji, njerëzit shkojnë në burg. Ndërsa po vodhe vota, bëhesh kryetar bashkie. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga mënyra se si po kërkohet të zgjidhet kriza zgjedhore. Demokracia dhe diktatura ndahen vetëm nga vota e lirë. Zgjidhja e krizës fillon dhe mbaron me vendosjen e votës së lirë. Vota e lirë nuk mund të vendoset me një qeveri që vjedh. Nëse jemi të bindur që një qeveri vjedh, atëherë smund ti besohen asaj zgjedhjet e ardhshme.

Po sistemi zgjedhor sa ndikon në rezultatet e koalicioneve?

Sigurisht që dhe sistemi ndikon në taktikat e rezultatet zgjedhore, por sistemet dhe taktikat vlejnë kur nuk vidhet vota. Shkallën e vjedhjes nuk mund ta parashikosh. Manipulimin e kemi futur, por deri tek vjedhja smundemi. Të gjithë e kanë të qartë që jo vetëm me këtë kod, por edhe me një kod shumë më të thjeshtë, me 3 nene, zgjedhjet mund të bëhen me standarde po të mos kesh qeveri hajdute që të vjedh votën.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ju parashikuat që opozita do të merrte 65-68 deputetë pa LSI-në. Këto zgjedhje si i parashikoni?

Është herët për të bërë parashikime ndonëse në çdo rrethanë, pa manipulime, e majta është fituese. Por, e majta ka një problem historik: gabon gjithmonë në taktikat zgjedhore dhe ne këtë kemi paralajmëruar edhe në 2009. Pra PS për sa i përket taktikave zgjedhore, që nga 2001, ka vepruar vetëm në mënyrë të gabuar. Fatkeqësisht ajo taktikat i ndërton më shumë në funksion të reduktimit të aleatëve se sa të fitores mbi kundërshtarin. Rezultatet e ardhshme varen shumë nga fakti se sa PS do reflektojë mbi këtë taktikë të gabuar.

Çfarë nënkuptoni me taktikë zgjedhore?

Taktika zgjedhore është mënyra se si formohen aleancat dhe raportet që vendosen me aleatët si dhe sistemi që zgjedh si më të përshtatshëm. Që në 2001, ndonëse sistemi ishte në Kushtetutë, PS përdori taktikën e kandidatëve të pavarur në vend të bashkëpunimit me aleatët, me qëllim arritjen e një shumicë absolute socialiste. Absolutisht kjo është një nga sëmundjet e partive të mëdha, që kërkojnë jo vetëm fitore, por e kërkojnë edhe të vetme. Sigurisht që çdo parti ka të drejtë të fitojë dhe të shpresojë që të fitojë edhe e vetme, por jo në kurriz të te tjerëve e duke deformuar sistemin zgjedhor. Me votë le ta fitojë. Në 2005 u ligjërua Dushku gjerësisht dhe përsëri ishte një kompromis PS-PD me shpr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›