Gjinushi: Të largohet qeveria, është ilegjitime

Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi kërkoi sot largimin e qeverisë pasi sipas tij është ilegjitime.
Në një konferencë për shtyp kreu i PSD-së Gjinushi akuzoi qeverinë se po keqqeveris vednin dhe se ka thelluar varfërinë ekonomike për shqiptarët, ndërsa kriza institucionale po thellohet çdo ditë.
Sipas tij, e vetmja alternativë e qeverisë është të përgatisë largimin e saj nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.
Gjithashtu Gjinushi ka kërkuar edhe rikonfigurimin e parlamentit dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.