E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Arizonës njihet me akuzat

Autori i masakrës së Arizonas në Shtetet e Bashkuara, doli para gjykatës ditën e hënë për t`u njohur formalisht me akuzat e ngritura kundër tij.

“Jemi të përqendruar të vendosim drejtësi dhe t`i japim ndëshkimin maksimal autorit të ngjarjes së rëndë”, deklaroi për mediat amerikane gjyqtari Denis Burke.

Gjashtë persona gjetën vdekjen, mes të cilëve edhe një fëmijë e një gjykatës federal dhe 14 të tjerë u plagosën përfshirë edhe kongresmenen, Giffords, nga të shtënat me armë zjarri në Tuscon.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e kongresmenes, Gabrielle Gifford është e stabilizuar, edhe pse vazhdon të jetë e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›